Ndërpriten negociatat Bayern-Alaba, austriaku drejt Real Madridit

19:44 | 11 Dhjetor 2020

Koha e David Alabas në Bayern Munich është duke shkuar drejt fundit dhe mbrojtësi austriak dëshiron që t’i bashkohet Real Madridit, i cili fuqishëm e konsideron kalimin e tij në kryeqytetin spanjoll.

Kontrata e 28 vjeçarit përfundon në qershor dhe ai do të mund të negociojë para-kontratë me klubet e tjera që nga 1 janari. Kjo është data në të cilën drejtorët e Real Madridit do të presin dhe do ta kontaktojnë atë me dijeninë e hierarkisë së klubit gjerman.

Alaba i ka dhënë afat deri më 1 dhjetor Bayernit për të arritur një marrëveshje, kështu që nga kjo diitë ai tashmë e di se largimi i tij është i pashmangshëm. Megjithatë, rregullat e FIFA-së e thonë qartë që ai dsuhet të pres derisa kontrata e tij të jetë më e vogël se gjashtë muaj dhe mandej të negociojë me skuadra tjera.

Bayerni ishte i qartë që nga fillimi se ata nuk ishin të gatshëm që t’ia plotësojnë kushtet e kërkuara financiare Alabas, dhe si të tillë, ata vendosën që ta humbin atë pa para. Real Madrid, ashtu si Chelsea dhe Paris Saint-Germain tani duhet të presin deri më 1 janar për t’i bërë ofertë për kontratë atij.

Alaba beson se koha e tij në Allianz Arena ka përfunduar dhe do të duhet të ndodhin ndryshime dramatike që ai të qëndrojë në Bavari. Ai shpreson të nisë një udhëtim të ri në një ligë që gjithmonë ka dashur të luajë: La Liga Santanderin e Spanjës. Ai e ka thënë këtë gjë disa herë.

Duke parë pozitën delikate, e vetmja alternativë e Alabas mbetet që t’i bashkohet Real Madridit. Asnjë skuadër tjetër nuk mund të plotësojë kushtet e futbollistit, me raportet në Gjermani që kanë shkruar se ai është duke kërkuar 10 milionë euro pagë në vit.

Real Madridi, në anën tjetër, janë të përkushtuar për të pritur deri më 1 janar në mënyrë që mos ta thyejnë marrëveshjen e klubeve të mëdha që ishin pajtuar për të muajin e kaluar. Hapi tjetër për Los Blancos do të merret pas mbledhjes se Anëtarëve të Bordit më 20 dhjetor, të cilët edhe do ta aprovojnë buxhetin për vitin e ardhshëm.

Nuk do të jetë garë e lehtë për Real Madridin për të nënshkruar me Alaban, pasi që PSG dhe Chelsea po ashtu janë duke përgatitur kontratë të majme për të. Pini Zahavi, superagjenti i cili e mori Alaban nga menaxhimi i babait të tij, do të kryejë negociatat në të ardhmen, i ka lajmëruar skuadrat e mëdha për situatën e mbrojtësit. Vlen të theksojmë se Zahavi ka marrëdhënie të mira me Real Madridin.

Gazeta gjermane, Bild ka raportuar të enjten që PSG janë skuadra që janë duke bërë gjithçka për të nënshkruar me Alaban, derisa Chelsea janë gati të ofrojnë shumë pare për shkak se Roman Abramovich po shikon që të ndërtojë një skuadër fituese. Megjithatë, për kohën e mbetur, dëshira e Alabas për të luajtur në Spanjë mund të jetë faktori kryesor në këtë mes. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara