Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligë të Kampionëve, duke e rikthyer motivin pas asaj humbje dëshpëruese në ndeshjen e parë nga Man City.
Skuadra e Contes fitoi me rezultat 2-1 ndaj Sportingut, shkruan Arbresh.info.
Golat e fitores për Napolin i shënoi Hojlund në minutën e 36-të dhe 79-të. Të dy golat u asistuan nga De Bruyne.
Kurse golin e nderit për Sportingun e shënoi Suarez nga penalltia në minutën e 62-të.
Pas dy ndeshjeve Napoli ka tri pikë aq sa ka edhe Sportingu.
Fitore shënoi edhe Arsenali i cili mposhti Olympiacosin me rezultat 2-0.
Për ‘Topçinjtë’ realizuan Martinelli në minutën e 12-të, dhe Bukayo Saka në minutën e dytë shtesë.
Arsenali pas dy ndeshjeve ka gjashtë pikë, teksa grekët janë në pozitën e 29-të me një sosh./Arbresh.info
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari