Napoli ka refuzuar ofertën e Juventus-it për sulmuesin Arkadiusz Milik duke i njoftuar skuadrat e mëdha angleze që të paguajnë 50 milionë euro.
Trajneri Maurizio Sarri, dëshiron ribashkimin me polakun, i cili ka refuzuar të rinovojë kontratën me Napoli-n, transmeton portali arbresh.info.
Sipas La Repubblica, presidenti Aurelio de Laurentiis, nuk dëshiron të përforcojë rivalin, andaj është i hapur për largimin e Milik në Premierë Ligë.

Ai gjithashtu është i hapur për të pranojë ofertat me vlerë më të ulët se 50 milionë euro nga gjigantët anglez, vetëm që të mos e lejojë Milik të kaloi në Torino.
Chelsea, Tottenham, Arsenal dhe Manchester United janë skuadrat më të interesuara për 26-vjeçarin.
Këtë sezon Milik, ka shënuar 12 gola në 22 paraqitje, duke përfshirë tri gola në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...