Napoli është duke konsideruar të transferojë mesfushorin e Inter-it, Matias Vecino, i cili do rikthehet nga lëndimi në nëntor.
Sipas Il Corriere dello Sport, trajneri Gennaro Gattuso e do uruguaianin gjatë këtij afati veror, transmeton portali arbresh.info.
29-vjeçari momentalisht është duke u shëruar dhe pritet të mos rikthehet deri në nëntor.

Napoli ka nisur negociatat me “Neurazurët” dhe janë duke menduar huazimin me mundësi blerje për 12 milionë euro.
Inter-i mund të kërkojë rreth 18 milionë euro, pavarësisht që Vecino mund të mos i duhet Antonio Conte-s pas transferimit të Arturo Vidal-it./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...