Kepa Arrizabalaga do të largohet nga Chelsea pas katër viteve qëndrim në Stamford Bridges.
Portieri spanjoll nuk është titullar te Chelsea në dy vitet e fundit dhe largimi i tij nga gjiganti anglez është i pashmangshëm.
Do të ketë një aventurë italiane për spanjollin i cili ka gjetur akordin personale me Napolin dhe pret transferimin në Serie A.
Kepa edicionin e kaluar ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje në të gjitha garat dhe synon të luaj më shumë te Napoli për të marrë një ftesë për Kupën e Botës nga Kombëtarja e Spanjës.
27-vjeçari ka marrëveshje për një kontratë katër vjeçare me Napolin, ku trajneri Luciano Spalletti e sheh si një titullar për portën.
Ndërkohë tani napolitanët po bisedojnë me Chelsean për të gjetur një marrëveshje, me londinezët që po kërkojnë rreth 20 milionë euro për ta lënë të lirë portierin spanjoll.
Kujtojmë që Kepa iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2018 nga Athletic Bilbao për shumën e 80 milionë eurove, duke u bërë portieri më i shtrenjtë në histori. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit