Christian Eriksen pritet të startojë për Interin sonte kundër Napolit, këta të fundit janë në ankth për fitnesin e Dries Mertens dhe Fabian Ruiz.
Eriksen nuk ka luajtur shumë që nga janari kur u transferua në Itali, por sonte do të zbresë në fushë prapa sulmuesve Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.
Ai ende nuk e ka gjetur veten te Interi, por Antonio Conte ka besim te ishi i Tottenham.
Ashtu si te Napoli që ka disa mungesa dhe dyshime, edhe te Interi do të mungojnë lojtarë si; Matias Vecino, Diego Godin, Danilo D’Ambrosio dhe Lucien Agoume.
Interi ka humbur 0-1 në ndeshjen e parë në Milano andaj sonte u duhet patjetër vetëm fitorja për të prekur finalen e Kupës së Italisë, atje ku po pret Juventusi.
Sfida do të zhvillohet nga ora 21:00, raporton Gazeta Express.
Napoli (formacioni i mundshëm): Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Fabian, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, Insigne
Inter (formacioni i mundshëm): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Candreva, Barella, Brozovic, Young; Eriksen; Lautaro, Lukaku.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje