Napoli ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-0 ndaj Empolit në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.
McTominay hapi llogarinë e golave në minutën e 18-të, shkruan Arbresh.info.
Kurse, Romelo Lukaku dyfishoi epërsinë e skuadrës së Contes në minutën e 56-të. Pesë minuta më vonë skocezi, McTominay shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Napoli arkëtoi tre pikë që e mbajnë akoma në luftë për titull.
Për Napolit, u paraqit futbollisti i kombëtares së Kosovës Amir Rrahamni. Ai luajti tërë ndeshjen dhe bëri lojë të mirë, teksa mungoi Ardian Ismajli tek Empoli për shkak të lëndimit.
Aktualisht, Napoli është i dyti me 68 pikë tri më pak se Interi liderë kurse Empoli mbetet i parafundit me 24 sosh./Arbresh.info
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...