Milan ka shënuar fitore të madhe dhe me shumë mund ndaj Napolit me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
Milani e nisi takimin në mënyrën më të mundshme, duke shënuar pas vetëm tre minutash lojë me anë të Saelemaekers, pas asistimit të Pulisicit.
Pas asistimit, Pulisici shënoi në minutën e 31-të për 2-0, pas asistimit nga Fofana. Deri në fund të pjesës së parë gola nuk pati.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm me Napolin, që sulmonte fuqishëm madje goditi edhe shtyllën.
Në minutën e 57-të, gjyqtari akordoi penallti pas një ndërhyrje të Estupinanit. Fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë.
Por pas rishikimit me VAR, gjyqtari ndërroi vendim dhe i dha mbrojtësit të Milanit, kartonin e kuq duke e lënë me 10 lojtarë në fushë.
Penalltinë e fituar të Napolit, në gol e konkretizoi mesfushori Kevin de Bruyne, për ta ngushtuar epërsinë.
Deri në fund të takimit, Napoli me cdo kusht u mundua ta barazoj rezultatin, por Mike Maignan ishte në formë të lartë sonte dhe nuk lejoi të mposhtet më.
Kështu, Milani arkëtoi tre pikë të mëdha që e bëjnë lider me 12 pikë aq sa ka edhe Napoli e Roma.
Duelin e radhës, Milani e luan ndaj Juventusit në udhëtim kurse Napoli përballet me Genoan./Arbresh.info
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...