Lojtarët e Napolit u gjunjëzuan, ndërsa të gjithë në stadium bërtitën ‘jo racizmit’ si pjesë e një sërë iniciativash pas vendimit për të mos akuzuar Francesco Acerbin për komente e supozuara raciste ndaj Juan Jesus.
Dy javët e fundit janë mbizotëruar nga polemika mbi deklaratat e supozuara raciste të bëra nga mbrojtësi i Interit, Acerbi ndaj Juan Jesus dhe vendimi nga FIGC për ta liruar atë për mungesë provash, pavarësisht se braziliani ishte “në mirëbesim” kur bëri akuza.
Në vend të kësaj, ata krijuan fushatën e tyre, me një video në mediat sociale,
Drejtori i sportit Mauro Meluso foli për DAZN para ndeshjes.
“Klubi nuk po merr më pjesë në iniciativat institucionale mbi racizmin, ne e bëjmë atë privatisht, sepse ne u zhgënjyem nga situata e Juan Jesus. Ndonjëherë në jetë, mjafton të kërkosh falje…”, deklaroi ai.
Lojtarët e Napolit më pas ‘u gjunjëzuan’ gjatë himnit të Lega Serie A, si një përgjigje për autoritetet. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...