Napoli ka arritur të shënoj një fitore shumë të rëndësishme në Serie A ndaj Venezias me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 18-të.
Napoletanët e filluan vrullshëm lojën mirëpo në 45 minutat e para nuk pati asnjë gol, shkruan Arbresh.info.
Rastin më të mirë vendasit e patën në minutën e 37-të, kur Romelu Lukaku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Edhe në pjesën e dytë vazhduan sulmet e Napolit. Ishte, Giacomo Raspadori i cili shënoi për 1-0, 11 minuta para fundit të takimit.
Deri në fund ndeshja mbeti ashtu dhe Napoli arkëtoi tri pikë të arta në luftën për titull.
Tashmë skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, ka gjithsej 41 pikë aq sa ka edhe Atalanta që është liderë kurse Venezia mbetet e parafundit me 13 sosh./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...