Higuain dhe Juventusi i kanë dhënë fund formës perfekte të Napolit mbrëmjen e sotme (e premte).
Kampioni në fuqi i Italisë ka siguruar fitore me rezultat minimal 0 me 1 në takimin e xhiros së 15-të në kuadër të Serie A kundër liderit të ligës, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Higuain ia shkakton disfatën e parë sezonale Napolit, Juve tri pikë në San Paolo
Portieri legjendar Gianluigi Buffon është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. 39-vjeçari është vlerësuar me notën 8.1 pas paraqitjes impresive në San Paolo.
Higuain, i cili ishte vendimtar në këtë ndeshje, është vlerësuar me notën 8.0, ndërsa Paulo Dybala me një asistim është vlerësuar me notën 7.2.
Lexo edhe: Shkodran Mustafi shpallet lojtari më i mirë në Premierë Ligë
Te skuadra e Napolit, futbollisti shqiptar Elseid Hysaj është lojtari me notën më të lartë. Mbrojtësi i krahut të djathtë është vlerësuar me notën 7.0.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i Napolit, Mario Rui (5.8)./arbresh.info/

Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...