Nani: I mësova Ronaldo-s gjithçka, De Gea-s i nevojiten syzet sepse pa to nuk sheh

23:03 | 24 Mars 2020

Legjenda e Manchester United, Nani e ka vendosur Cristiano Ronaldon në skuadrën me pesë lojtarë të ëndrrave dhe në formë shakaje ka thënë se i ka mësuar yllit të Juventusit gjithçka.

Nani në një video për Major League Soccer në Instagram shpjegoi si ia ka mësuar Ronaldos shumicën e stileve në të kaluarën.

“Cristiano Ronaldo me të gjitha ato stile, këmbëshpejti, i mësoi të gjitha nga unë në të kaluarën. Ai e di, e di”, tha ai.

Pos Ronaldos, Nani bëri shaka edhe me portierin, David de Gea për të cilin tha se i duhen syze sepse pa to nuk mund të sheh.

“David de Gea është lojtar i mirë dhe një ndër me të mirët në botë, por duhet t’i sjellë syzet me vete sepse ai nuk mund të sheh pa to”, theksoi ai.

Në fund 33-vjeçari zbuloi formacionin me pesë lojtarë të ëndrrave, portugezi në portë e vendosi David de Gea, në mbrojtje Paul Scholes kurse vijën e kompletoi me Decon, Bruno Alves dhe Cristiano Ronaldo./arbresh.info.