Pavarësisht se është larguar nga grumbullimi i Gjermanisë përpara miqësoreve kundër Francës dhe Holandës për shkak të problemeve fizike, portieri Manuel Neuer nuk rrezikon të humbasë vendin e tij titullar në Kampionatin Evropian që do të luhet në Gjermani këtë verë.
Trajneri Julian Nagelsmann e shpjegoi këtë duke thënë se hierarkitë, pavarësisht konkurrencës nga Marc-André ter Stegen i Barcelonës, nuk kanë ndryshuar:
“Për momentin asgjë nuk ka ndryshuar, Neuer do të jetë titullar. Ne folëm me të gjithë lojtarët dhe morëm vendimet tona. Fatkeqësisht Manuel është i dëmtuar, por është vetëm një dëmtim i muskujve dhe ai nuk do të duhet të jetë jashtë për shumë kohë. Neuer ka luajtur vazhdimisht kohët e fundit, si në Champions League ashtu edhe në Bundesligë, ndodhin lëndime muskulore, por nuk ka asnjë shqetësim. Tani Marc do të luajë, por ai e di që në qershor mund të luajë më pak”./rtsh
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...