Numri dy në botë, Rafael Nadal është tërhequr nga ndeshja e parë e Spanjës në kupnën ATP kundër Australisë të martën, për shkak të ankesave për tendosje të shpinës.
Kampioni i 20 Grand Slam-ëve do të ndeshej kundër Austriakut Alex De Minaur, por në vend të kësaj zgjodhi të pushoj përderisa pregaditet për Australian Open javën tjetër.
“Përshëndetje të gjithëve, ne kemi vendosur me ekipin tim dhe të Spanjës, të mos luajm sot ndeshjen e parë të kupës së ATP këtu në Melbourne përshkak se kam tendosje të shpinës,” ai postoi në twitter.
Nadal shtoi që shpreson të shërohet deri të enjten, kur Spanja takohet me Greçin.
Numri dy i Spanjës, Roberto Bautista Agut tani do të ndeshet me De Minaur transmeton arbresh.info.
Nadal, i cili po synon titullin Grand Slam të 21-të në Melbourne, duke kaluar të lënduarin Roger Federer, luajti në Adelaide të premten një lojë miqësore, duke mposhtur Dominic Thiem 7-5, 6-4./arbresh.info/
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...