Ata shikuan njëri-tjetrin dhe buzëqeshën, folën dhe bënë të njëjtën gjë përsëri, kështu ishte fillimi i ndeshjes historike, ku Rafa Nadal dhe Roger Federer u paraqitën në kuadër të Laver Cup.
Ata kurrë më parë nuk kishin luajtur një ndeshje dyshe së bashku. Ishte hera e parë dhe ata ishin të sinkronizuar në mënyrë fanatik.

Ata dy dukeshin si klone, vështirë se i dalloje. Në një anë të rrjetës ishin 35 Gran Slams dhe tifozët shijonin çdo detaj pasi historia po shkruhej në O2 të Pragës.
Dyshja së bashku luajtën ndaj Sam Querreyt dhe Jack Sock dhe fituan 6-4, 1-6 dhe 10-5 në një ndeshje absolutisht të paharrueshme.

Dy amerikanët nuk iu mbet gjë tjetër në fund vetëm të përulën para magjisë të dy tenistëve më të mirë që ka parë bota në vitet e fundit./telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tA6jZ5wacgc
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...