Real Madridi është duke tentuar që të transferojë Naby Keita nga Liverpooli në këtë verë.
Sipas asaj që raporton Todo Fichajes, Los Blancos kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit për të realizuar marrëveshjen.
Lojtari që iu bashkua The Reds në vitin 2018, nuk është më në planet e Jurgen Kloppit dhe po e kërkon largimit.
Keita e humbi vendin e titullarit te skuadra angleze shkaku i lëndimeve, andaj largimi i tij në afatin kalimtar veror do të ndodhë.
Tani, Los Blancos janë duke punua që të ofrojnë 26-vjeçarin në radhët e tyre, duke e shikuar atë si një zëvendësues për Luka Modricin.
Liverpooli do t’i kërkojë rreth 30 milionë euro nga shitja e Keitas, e Real Madridi nuk do ta ketë problem për të bërë një ofertë të tillë. /Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...