Mustafë Abdullahu është zyrtarisht i huazuar te Karlsruher në Gjermani nga Tirana.
Portieri Mustafë Abdullahu i bashkohet Karlsruher SC në formë huazimi deri në fund të sezonit me opsion blerjeje.
Portieri 20-vjeçar i Kombëtares së Kosovës U21 është vëzhguar për një kohë të gjatë nga reparti i skautizmit dhe trajneri i portierëve, Markus Miller.
Ai tërhoqi vëmendjen veçanërisht në ndeshjen Gjermani U21- Kosovë U21 në mars të vitit 2024.
Portieri ishte i huazuar nga KF Tirana te FC Malisheva, por e ka shkëputur këtë huazim për t’iu bashkuar klubit gjerman.
“Interesi i Karlsruher SC dhe Markus Miller më befasoi plotësisht. Mezi pres sfidën, dua të mësoj diçka të re në çdo seancë stërvitore dhe të pasuroj ekipin e portierëve Mezi pres të jem bëhu pjesë e klubit!”, deklaroi portieri.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje