Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës për Klube ndaj PSG-së.
Skuadra e tij u mposht 2-0, kurse gjermani u detyrua ta lë fushën në minutat shtesë të pjesës së parë pas një përplasje me Donnarumman, shkruan Arbresh.info.
Bayerni ka konfirmuar se mesfushori ofensivë ka pësuar thyerje të fibulës, e shoqëruar me dëmtim dhe zhvendosje të kyçit të këmbës.
Kujtojmë se Neuer, e akuzoi Donnarumman për ndërhyrje të rrezikshme ndaj bashkëlojtarit të tij, e pas kësaj deklarate të gardianit të Bayernit shpërtheu rrjeti, ku pati reagime të shumta.
Ditën e sotme ai doli me një mesazh pas lëndimit të tij, duke theksuar se askush nuk duhet të fajësohet lidhur me këtë ngjarje.
“Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen që kam marrë nga të gjithë ju. Do të thotë shumë për mua”, ka thënë fillimisht talenti gjerman.
“Është mirë të shohësh botën e futbollit të bashkohet në momente si kjo dhe e vlerësoj vërtet këtë. Operacioni shkoi mirë.
“Jam nën mbikëqyrje të ngushtë. Dua të them se nuk ka askush për t’u fajësuar për atë që ndodhi”.
“Këto situata ndodhin dhe tani kam ndërmend ta shfrytëzoj këtë kohë për të rifituar forcën dhe mentalitetin tim pozitiv”.
“Pres me padurim t’ju shoh përsëri”, përfundon mesazhin e tij Musiala.
Musiala do t’i mungojë Bayernit në pjesën e parë të sezonit./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...