Vedat Muriqi shkëlqeu me Mallorcan këtë javë duke shënuar dy gola dhe u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren ndaj Las Palmas.
Mallorca triumfoi me rezultat 3-1 dhe Muriqi luajti plotë 90 minuta, ku u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e specializuar SofaScore, shkruan Arbresh.info.
Falë kësaj performance të shkëlqyer, ylli dardan arriti një vend në formacion e javës të përzgjedhur pikërisht nga kjo faqe.
Futbollisti dardan është rikthyer në formë të mirë ndeshjet e fundit me skuadrën ku ka arritur tre gola në dy ndeshjet e fundit.
Në përgjithësi këtë sezon në La Liga ai ka realizuar gjashtë gola dhe dy asistime./Arbresh.info

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...
OBSH: Përdorimi i duhanit shkakton më shumë se 7 milionë vde...
Çka është fenomeni i rrallë Manhattanhenge që magjeps New Yo...
ChatGPT refuzon ta ndihmojë studentin në provim, foto bëhet ...
Ushqimet që mund të ndikojnë keq tek dhëmbët tuaj