Për herë të parë në histori, një futbollist shqiptar është mes golashënuesve më të mirë në Evropë dhe po lufton për Këpucën e Artë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqi, i cili aktualisht ndodhet në top pesëshen e ligave më të forta evropiane, shkruan Arbresh.info.
Sulmues kosovar, Vedat Muriqi ka shënuar 15 gola deri tani në La Liga, duke siguruar 30 pikë në renditjen e Këpucës së Artë (ku çdo gol në ligat më të forta llogaritet me dy pikë).
jo e vendos atë përpara shumë yjeve të njohur, duke bërë që emri i tij të përmendet krahas sulmuesve si Harry Kane i Bayernit dhe Kylian Mbappe i Real Madridit, që udhëheqin me nga 44 pikë.
Pas tyre, në vendin e tretë është Erling Haaland i Manchester Cityt me 40 pikë, ndërsa Igor Thiago i Brentfordit mbyll katërshen me 32 pikë.
Vedat Muriqi, me 30 pikë, është i vetmi shqiptar mes pesëshes më të mirë evropiane dhe po shkruan një kapitull historik për futbollin shqiptar.
Deri në këtë pikë të sezonit, Vedat Muriqi ka shënuar 15 gola në 21 ndeshje të luajtura./Arbresh.info
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...