Sulmuesi kosovar e dominon listën e futbollistëve me më së shumti duele të fituara në kampionatin turkNë vitin që e lamë pas, sulmuesi kosovar shfaqi formë të shkëlqyeshme me ekipin e tij, Rizespor, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.
Në 17 ndeshje të zhvilluara këtë edicion, sulmuesi prizrenas ka realizuar 5 gola dhe i ka dhuruar katër asistime për shokët e skuadrës.
Por, ajo që e veçon këtë edicion sulmuesin shtatgjatë dhe të fuqishëm është fakti se ai kryeson në listën e futbollistëve me më së shumti duele të fituara.
Deri tash këtë sezon ai i ka fituar 151 duele.Por, detyrë e tij dhe e bashkëlojtarëve është që në pranverë ta ngrisin Rizesporin, i cili gjendet në pozitën e fundit të ligës elitare turke.
Përndryshe, Muriqi i ka realizuar 4 gola nga 16 paraqitje me “Dardanët”.
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...