Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, është shprehur shumë i lumtur që i është rikthyer golave në La Ligë.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka qenë vendimtar në fitoren e Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos, duke shënuar golin e fitores krejt në finish të ndeshjes.
Muriqi thotë se është i lumtur që sërish i është kthyer golave. Ai thotë se i do shumë tifozët e Mallorcas.
“Kam dashur shumë të jem sërish Muriqi i vërtetë, të shënoj sërish gola. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Muriqi.
“Unë i dua shumë tifozët e Mallorcas dhe familjen time. Shpresoj që do të jemi këtu edhe për shumë vite”, ka pohuar sulmuesi kosovar./rtk
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...