Gardiani i kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka folur para dy ndeshjeve vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Në një podcast të publikuar në kanalin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës në YouTube, Muric tha se objektivi i tyre është vendi i parë në grup, duke theksuar se ekipi po kalon një formë të mirë fizike dhe psikologjike, dhe ka gjasa reale për fitore në ndeshjen kundër Sllovenisë.
Megjithatë, gardiani i Sassuolos shprehu keqardhje që nuk do të mund të luajë për shkak të pezullimit me kartonë.
“Kam besim të plotë te portierët e tjerë — ata stërviten njësoj si unë dhe japin maksimumin çdo ditë për t’u përmirësuar. Jam i sigurt që janë gati,” u përgjigj Muric kur u pyet nëse beson te bashkëlojtarët e tij në portë.
‘Dardanët’ zbarkojnë të shtunën në Ljubljanë ku i pret Sllovenia.
Teksa të martën mbyllin kampanjën kualifikuese ndaj Zvicrës në Prishtinë.
Pas katër ndeshjeve Zvicra prinë në grup me 10 pikë, Kosova është e dyta me shtatë sosh, pason Sllovenia me tri dhe Suedia e fundit me një./Arbresh.info
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit