Një nga trajnerët shqiptarë më karizmatik në trevat tona, është padyshim Ismet Munishi.
Ky i fundit merr rolin e protagonisti jo vetëm në fushën e lojës kur drejton ekipet, por edhe me deklaratat që jep për mediat.
Një njeri që gjithmonë shkakton polemika dhe hap debat, pasi njerëzit disi më ndryshe, gjithmonë preferohen të sulmohen në trevat mbarëshqiptare.
Këtë herë, në një prononcim ekskluziv për “Shqipëria.ch”, Munishi i ka bërë një premtim trajnerit të Shqipërisë, Panuçit, abonimin për të ndjekur kampionatin shqiptar.
“Do t’ia paguaj unë Panuçit abonimin e televizorit, që ta shohë kampionatin shqiptar edhe në Itali. Ndërsa pjesa tjetër e stafit, nëse ka probleme sa i përket vështrimit të futbollistëve, mund t’i ndihmojë. Ka lojtarë fantastik nga kampionati shqiptar që e meritojnë ftesën, Trashi është nëjri prej tyre”.
“Sa i përket Lilës si kapiten, për mua është ide shumë e mirë. Andi është një luftëtar i madh dhe me përvojë për Shqipërinë, pasi ka përjetuar Beogradin, ndeshjen delikate ndaj Armenisë dhe europianin e Francës”, u shpreh Munishi.
KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – Kaq vota m...
Abdixhiku s’e përjashton dorëheqjen nga kreu i LDK-së, merr ...
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...