Donald Trump ka thënë se presidenti i Kinës është pajtuar që të mos i ofrojë Iranit asnjë pajisje ushtarake.
Në një intervistë për Fox News, presidenti amerikan gjithashtu tha se Pekini ka pranuar të porosisë 200 aeroplanë Boeing.
Trump, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore, më herët tha se ai dhe presidenti kinez Xi Jinping kishin rënë dakord që Ngushtica e Hormuzit “duhet të mbetet e hapur për të mbështetur rrjedhën e lirë të energjisë”.
Kina ka lidhje të ngushta me Iranin dhe është konsumatori numër një i naftës iraniane, shkruan skynews.
“Presidenti Xi do të donte të shihte një marrëveshje të arritur. Ai do të donte ta shihte një marrëveshje të arritur. Dhe ai e ofroi këtë. Ai tha: ‘Nëse mund të ndihmoj në çfarëdo mënyre, do të doja të ndihmoja’”, tha lideri amerikan.
Trump pritej gjerësisht që të shtynte Kinën të ushtrojë presion mbi Iranin për të pranuar një marrëveshje paqeje dhe për të hapur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare kritike për naftën që ka qenë kryesisht e bllokuar gjatë luftës. /Telegrafi/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos