Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se në kryeqytet është krijuar një koalicion i gjerë politik me qëllim të realizimit të projekteve të mëdha dhe zhvillimit të qytetit.
Ai në Debat Plus tha se bashkëpunimi ndërmjet partive politike në Prishtinë është ndërtuar mbi interesin e qytetarëve dhe jo mbi dallimet partiake.
Sipas tij, bashkimi i forcave politike është i domosdoshëm për të çuar përpara projektet që e presin kryeqytetin.
“Po dhe jo vetëm. Ne kemi krijuar një koalicion të jerm në kryeqytet. Sepse siç gjithmonë, ne duhet të mendojmë për tej partive, të gjithe jemi në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit dhe të gjithë vendit. Dhe duhet të bëhemi se bashku për të kryer së bashku punë të mëdha, projekte të mëdha. Projektet të cilat janë duke na prit… Që faktikisht unë kam koalicion me partitë, ku është PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma e është Lidhja e Prishtinës. Pra një koalicion i cili i ndihmon kryeqytetit që të zhvillohet. Një koalicion i gjerë”, ka thënë Rama.
Ademi, Mickoskit dhe Filkovit: Pse jeni kaq kundër gjuhës sh...
Irani shqyrton dërgimin e ministrit të Jashtëm në takimin e ...
Haxhiu: FSK është një nga dëshmitë më të qarta të rrugës që ...
Alarm nga Policia: Një klikim i vetëm po ua zbraz qytetarëve...
Policia godet kontrabandën e kafshëve në Ferizaj, sekuestroh...
IKShPK konfirmon 17 raste me fruth në Kosovë, këto janë komu...