Karriera e Neymarit ka ndryshuar prej se nënshkroi për PSG-në për 222 milionë euro, por në vitin e 2008, ai do të mund të përfundonte të Lokomotiva e Moskës.
Kur ishte i ri lojtari me Santosin e tij ishte në Mediterranean Cup, ku gjiganti rus e kishte pëlqyer dhe ishte gati të ofronte rreth 10 milionë euro për shërbimet e tij.
Megjithatë, transferimi siç dihet nuk u bë, për arsye të çmimit të lartë për një të ri.
“Ne menduam se a ja vlen të blihet Neymari apo jo. Ne donim ta blinim atë. Skautët tanë e shikuan brazilianin nga afër”.
“Së dyti, ishte e paqartë se si do të përshtatej në Rusi dhe për këtë vendosëm që të mos e marrim”.
“Shuma do të kishte qenë rreth 10 milion euro. Kuptohet duhet pasur kujdes kur e blen një të ri premtues, sidomos nga një kontinent tjetër. Duhet kujdes në këto gjëra”.
Presidenti tregon që në ndeshjen finale kishin humbur nga Santos, por nuk e kishin vërejtur Neymarin dhe blen një sulmues tjetër.
“Po, kemi humbur në finale, por nuk e kam vërejtur se Neymar luajti më mirë se të tjerët. Alan Gatagov, ishte shumë i mirë”, ka thënë ish-presidenti i Lokomotivës, Nikolai Naumov për Sport-Express.
Blerja e Gatagov doli një dështim i vërtet, pasi lojtar kurrë nuk arriti pritshmëritë, ndërsa aktualisht luan në Flora Tallin të Estonisë. /Telegrafi/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore