Muhamed Useni e ka vazhduar kontratën me FC Prishtinën edhe për një vit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në Facebook.
Ai shprehet i lumtur që e ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën nga kryeqyteti.
“FC Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe jam shumë i lumtur që e gjetëm gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin. Që nga dita e parë që kam ardhur në skuadër, jam munduar që ta jap më të mirën time në fushën e gjelbër. Për fat të mirë në këtë edicion e fituam edhe Kupën e Kosovës. Besoj se edhe në edicionin e ri do të luftojmë për trofe ashtu siç Prishtina ka bërë gjithmonë”.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut iu bashkua skuadrës sonë në fillim te edicionit të kaluar për t’u shndërruar në një nga shtyllat kryesore të ekipit.
Useini në total i ka zhvilluar 38 ndeshje me Prishtinën, në kampionat dhe Kupë, teksa i ka realizuar tre gola dhe e ka bërë një asistim./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit