Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme ndeshjet e fundit me skuadrën e Trabzonsporit.
Ai është rikthyer në lojtarin kyç të skuadrës ku me golat dhe asistimet e tij ekipi turk po vjen deri tek fitorja, shkruan Arbresh.info.
24-vjeçari ka qenë vendimtar edhe sot në përballje me Kocaelisporin në Superligën e Turqisë. Me golin e tij në minutën e parë të shtesës, shqiptari ia siguroi tre pikët e reja Trabzonit.
Ky ka qenë goli i tij i tetë deri më tani në kampionat krahas një asistimi. Derisa ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Me këtë triumf Trabzoni afrohet pesë pikë me liderin Galatasaray, skuadër e cili gaboi dje ndaj Gaziantepit./Arbesh.info
ERNEST MUCI WITH AN EXCELLENT FINISH TO WIN THE GAME FOR TRABZONSPOR AT THE 91TH MINUTE!!!
JUST UNSTOPPABLE RIGHT NOW!!! pic.twitter.com/xYXouDLHb8
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) January 18, 2026
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...