Muarem: Me fjalët që m’u thanë, s’refuzoja dot!

15:11 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Muarem Muarem ka firmosur me Flamurtarin për 18 muaj dhe dje u zyrtarizua pjesë e kuqezinjve.

Mesfushori ofensiv do të provojë Superioren pas një eksperiencë së fundmi tek Aktobe, ndërkohë që te vlonjatët ai do të jetë edhe lojtari më i paguar.

“Kam nënshkruar për një vit e gjysmë. Jam shumë i kënaqur me kushtet që më kanë ofruar. Unë si futbollist çdoherë kam dashur të luaj në klube me ambicie të larta, qofshin ato si nga Superliga shqiptare apo edhe në Europë. Mund të them se pikërisht ambiciet që ka Flamurtari më kanë shtyrë të pranojë ofertën e kësaj skuadre”, ka deklaruar për “infOSport.mk” Muarem, ndërkohë që më pas flet edhe për ata që bënë të mundur këtë lëvizje.

“Merita kanë krejt ata që prej në fillim kemi qenë në bisedime me këtë klub, duke nisur prej stafit teknik, presidentit dhe shokut tim Ismet Hasani, që më tregoj i pari për këtë klub. Më treguan se për çfarë klubi bëhet fjalë dhe normalisht pas gjithë atyre fjalëve unë vendosa vetë për të vazhduar karrierën time në klubin e Flamurtarit”. /infOSport.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale