Jeta vazhdon sipas Mourinhos dhe Tottenham, duhet të harrojë finalen e Champions League dhe të marrë shembull Liverpoolin.
Nga finalist i Champions League, në një ndër skuadrat më të dobëta në Premierligë – Tottenhami e ka nisur keq sezonin 2019/20 dhe për këtë u shkarkuar Mauricio Pochettino.
Vendin e argjentinasit e zuri Jose Mourinho, i cili si gjithmonë me deklaratat e tij interesante, po mundohet t’i tregojë lojtarëve se e kaluara është e kaluar dhe duhet të fokusohen në të ardhmen për të rikthyer atë formën e sezoneve të fundit.
Jose Mourinho e ka krahasuar humbjen e Tottenham në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar me një ulje të pasuksesshme në hënë.
“Nëse Mauricio ka thënë se [humbja në finale ka ndikuar te lojtarët] atëherë ai ka ndarë këtu këtë me ata. Është sikur kur tentoni të uleni në hënë por nuk ia dilni. Shikoni Liverpoolin, që ishte i frustruar që nuk fituan, derisa vitin tjetër arritën sërish në finale dhe e fituan atë”, u shpreh Mourinho.
“Në çdo sezon të Champions League vendosin detajet për fitore dhe dështim sikur unë që kam humbur me penalti në minutat e fundit. Detajet e bëjnë diferencën”.
“Për Spurs vendosën detaje sezonin e kaluar. VAR ishte me ta dhe Lucas [Moura] në golin në Amsterdam. Shkuarja në finale është një arritje, por jo histori”.
Mourinho do të debutojë në stolin e Tottenham Hotspur të martën në UEFA Champions League kundër Olimpiakos. Pas katër ndeshjeve në Grupin B, Tottenham ka grumbulluar shtatë pikë dhe gjendet në pozitën e dytë. /Gazeta Express/
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...