I shkarkuari nga Manchester United, Jose Mourinho është zbuluar tani se refuzoi një kontratë nga Real Madridi vetëm disa javë më parë.
Trajnerit portugez i është shfaqur dera nga United dje pas dy viteve e gjysmë të tij në detyrë te skuadra në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton ‘El Pais’, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, reagoi në tetor dhe tentoi nënshkrimin me Mourinhon pas shkarkimit të Julen Lopeteguit. Oferta përfshinte një para-kontratë, e cila do të bënte që Mourinho të largohej nga United në qershor për transferim në Madrid. Megjithatë, portugezi e refuzoi ofertën.
“Një agjent i afërt me palët ka treguar se oferta përshinte premtimin për të punësuar Mourinhon para 1 korriku dhe me një dënim prej 5 milionë euro ndaj Madridit në rast se marrëveshja nuk do të arrihej deri në atë datë”, ka zbuluar një burim i tyre.
Oferta do t’i siguronte atij 15 milionë euro dhe mund të riaktivizohet tani pasi Mourinho është i lirë./arbresh.info/
Merr veturën me qira dhe zhduket, arrestohet i dyshuari
Gjilan: Arrestohet personi që po transportonte dy gjedhe pa ...
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një tjetër arritje historike/Policia e parë e graduar e Koso...
Policia arreston të dyshuarin për krime lufte në Aeroportin ...
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...