Jose Mourinho i ka kërkuar Paul Pogbas që të përqendrohet në ndeshje dhe të luftojë për fanellën e Manchester United, në kthimin e tij emocional në Juventus të mërkurën në mbrëmje.
Juventus në ‘Alianz Arena’ pret Manchester United për të zhvilluar ndeshjen derbi të ditës së sotme.
Kjo sfidë do të jetë e veçantë për mesfushorin Paul Pogba, i cili do të rikthehet te luajë kundër Juventusit, fanellën e të cilit klub e veshi për katër sezone.
“Mund ta imagjinoj, se do të veprojë në të njëjtën mënyrë si Cristiano që ishte profesionist – ai bëri punën e tij, luftoi për ekipin e tij dhe dha gjithçka që duhej të jepte”, ka deklaruar Mourinho.
“Unë mund të imagjinoj se edhe Paul do të bëjë të njëjtën. Do të ketë pak emocione në fillim të ndeshjes, por pastaj, është futboll dhe ai mban veshur fanellën e Manchester United, dhe ai duhet të luftojë për të”.
Ndeshja mes Juventusit dhe Manchester United fillon nga ora 21:00.
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...