Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit

09:24 | 23 Prill 2026
D.H

Dilema pir trajnerin e ardhshëm të Real Madridit vazhdon të mbetet një nga temat më të nxehta në futbollin evropian.

Sipas Diario AS emri i José Mourinho është rikthyer fuqishëm në skenë, shkruan Arbresh.info.

Trajneri portugez, i cili aktualisht drejton Benfican, është ofruar te “Los Blancos” përmes agjentit të tij të njohur Jorge Mendes.

Mourinho nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për Real Madridin dhe marrëdhënien e afërt me presidentin Florentino Pérez.

Edhe pse largimi i tij në të kaluarën ishte i tensionuar, rikthimi në “Santiago Bernabéu” nuk përjashtohet.

Sipas AS drejtuesit madrilenë janë informuar edhe për klauzolën e lirimit të trajnerit portugez.

Në anën tjetër, aktualisht fokusi i klubit është te përfundimi i sezonit, ndërsa e ardhmja e trajnerit Álvaro Arbeloa mbetet në pikëpyetje dhe më afër largimit.

Ndërkohë, lista e kandidatëve është mjaft e gjatë. Emra të njohur si Jürgen Klopp, Massimiliano Allegri, Julian Nagelsmann, Mauricio Pochettino dhe Didier Deschamps janë përmendur si opsione për stolin madrilen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale