Yamal shënon dhe lëndohet, rrezikon t’i japë fund sezonit në La Liga

08:24 | 23 Prill 2026
D.H

Alarm në kampin e Barcelonës, pasi super talenti Lamine Yamal ka pësuar një lëndim menjëherë pasi realizoi gol.

Sulmuesi blaugrana arriti të shënojë nga pika e bardhë, duke kaluar ekipin e tij në epërsi, por vetëm pak çaste më vonë ndjeu dhimbje në pjesën e pasme të kofshës së majtë, shkruan Arbresh.info.

Ai menjëherë kërkoi zëvendësimin dhe u largua nga loja.

Ekzaminimet e para tregojnë për një dëmtim në muskujt isquiotibial, me dyshime për çarje. Nëse kjo konfirmohet pas testeve mjekësore, Yamal mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit në La Liga.

Stafi mjekësor i Barcelonës ka vendosur të mos rrezikojë, ndërsa lojtari është dërguar menjëherë për kontrolle të detajuara që do të përcaktojnë shkallën e saktë të lëndimit.

Kjo është një goditje e madhe për Barcelonën, pasi Yamal ka qenë një nga lojtarët kyç këtë sezon, me paraqitje dhe statistika mbresëlënëse.

Po ashtu lajm i keq është edhe për Spanjën, pasi ai mund të humbasë edhe fillimin e Kampionatin Botëror./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale