Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbledhjen elektronike

10:16 | 23 Prill 2026
E.H

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike.

Në njoftimin për media thuhet se në mbledhje janë miratuar disa vendime, transmeton Arbresh.info.

Vendimet e miratuara:

Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.

Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Miratuar vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Shpërndaje në rrjete sociale