Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se është vendosur që më 27 prill të mbahet seancë plenare, e cila nuk do të ketë në rend dite çështjen e presidentit.
Ajo ka theksuar se në seancën e 27 prillit do të trajtohen çështje me rëndësi, përfshirë shqyrtimin e Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.
AlbulenaHaxhiu, njëherësh edhe ushtruese e detyrës së presidentit të Kosovës, foli edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentës së vendit.
“Ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit të ardhshëm. Mendoj që është gabim që një javë para përmbylljes së afatit për president të dilet me përfundimin se kjo çështje është e mbyllur, sepse është dashur që gjithë kjo javë të shfrytëzohet në drejtim të arritjes së konsensusit”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka shtuar se vendit nuk i nevojiten zgjedhje të jashtëzakonshme, duke theksuar se situata aktuale po i ngjan asaj të vitit të kaluar, kur sipas saj mungonte vullneti për të dalë nga bllokada politike.
“Vendit nuk i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme. Situata aktuale po ngjason me atë të vitit të kaluar kur nuk kishte vullnet për të dalë nga bllokada e krijuar”, është shprehur ajo dhe ka shtuar se është e gatshme të heqë dorë nga pozita e kryetares së Kuvendit, që vendi të mos shkojë në zgjedhje.
Haxhiu ka dënuar gjuhen fyese të deputetit të Guxo-së, Fatos Gecit. Ajo tha se si kryetare nuk do ta lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh.
“Unë përveç që i kam tërhequr vërejtën deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për të replikuar përfaqësuesit të PDK-së nuk e kam lejuar, e kam dënuar atë gjuhë. Për mua ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të Ushtrisë Çlirimare të Kosovës”, tha ajo.
Ndryshem, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 27 prill në ora 10:00, ku do të adresohen disa çështje të rëndësishme, me fokus të veçantë anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes./rtk
Miratohet projektligji për çmimet tavan
Ky është shqiptari 21-vjeçar që u vra në Suedi, varroset nes...
Momente të ëmbla për Adionin dhe Fabjolën
Tahiri: S’ka pasur konsultim serioz për presidentin, gjithçk...
Haxhiu dënon gjuhën e Fatos Gecit në Kuvend: Deklaratë e rën...
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijë...