Grabitje e organizuar në Graçanicë, viktima sulmohet dhe i merren para të konsiderueshme

10:44 | 23 Prill 2026
E.H

Një rast i grabitjes ka ndodhur të mërkurën pasdite në afërsi të një qendre tregtare në Graçanicë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, një punëtor i një firme ka raportuar se teksa ishte duke drejtuar automjetin e kompanisë ku punon, është goditur nga një veturë, ndërsa dy persona e kanë grabitur.

“Pas goditjes kishin dal nga vetura dy persona të dyshuar të cilët kishin përdor sprej ndaj tij dhe kishin arrit që të marrin çantën në të cilën ndodheshin para të gatshme në vlerë të konsiderueshme dhe kishin ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Shpërndaje në rrjete sociale