Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho ka zbuluar admirimin e madh që ka për yllin e Real Madrid-it, Gareth Bale.
Uellsiani nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe është i lidhur me rikthimin të Spurs, aty ku kërkohet me ngulm nga Mourinho, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku portugez nuk ka pranuar të flas për situatën momentale, derisa ka zbuluar se donte ta transferonte kur ishte në stolin e “Los Blancos”.

“Provova ta transferojë Gareth Bale për Real Madrid-in, e cila ishte e pamundur në kohën time aty. Pastaj ai arriti kur unë u largova”.
“Kjo nuk është sekret. Edhe Gareth është në dijeni. Por, nuk do flas për të sepse është lojtar i Real-it”, deklaroi ai.
Sidoqoftë, Tottenham-i është afër ta huazojë lojtarin, kurse ka arritur marrëveshje me Real-in për Sergio Reguilon./arbresh.info.
Mourinho admits he wanted Gareth Bale when he was at Real Madrid ? https://t.co/BoXDGXuNJF
— B/R Football (@brfootball) September 16, 2020
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë