Jose Mourinho ka hedhur poshtë pretendimet e medieve për marrëdhëniet e tij me Cristiano Ronaldon.
Portugezi ka dhënë një intervistë për ‘France Football’, revistë e cila i dhuroi Cristiano Ronaldos Topin e pestë të Artë.
“Kjo është diçka që është pjesë e punës sime dhe unë nuk kam nevojë të tregoj gjithçka. Në media janë shkruar shumë gjëra të pavërteta, të ekzagjeruara”, ka deklaruar Mourinho.
“E vetmja gjë që mund të them është se unë nuk kam asnjë problem personal me të, dhe ai njëjtë me mua”.
“Ajo që na bashkoi ishte dëshira për të fituar. Unë mendoj se në tre vite që kemi kaluar së bashku ai është përmirësuar si një lojtar me mua, e unë jam përmirësuar si trajner me të. Kam kujtime shumë të mira me të”, ka vazhduar Mourinho./Lajmi.net/
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit