Ish-ndihmësi i Alex Fergusonit në Manchester Unitedit, Mike Phelan, mendon se trajneri i tanishëm i “Djajve të kuq”, Jose Mourinho, duhet të rri i heshtur dhe t’i shmangë konfliktet pasi që situata e tij në klub është delikatë.
Që nga përfundimi i sezonit të kaluar, klubi anglez është përmbytur nga spekulimet se brenda klubit ka shumë probleme. Këto spekulime i kanë nxitur edhe vetë trajneri dhe disa lojtarë të klubit me deklaratat e tyre të dhëna për media, siç janë deklaratat për mosmarrëveshje mes Mourinhos dhe bordit drejtues të klubit, si dhe deklaratën e Pogbas pas interesimit të Barcelonës për të.
Pas disfatës që Manchester Unitedi pësoi ndaj Brightonit me rezultat 3-2, e ardhmja e portugezit është vënë në dyshim, me spekulimet se pasuesi i tij mund të jetë ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.
Ish-ndihmësi i trajnerit Sir Alex Ferguson në Manchester United, Mike Phelan, mendon se Mourinho është duke i nxitur edhe më shumë këto spekulime me veprimet e tij.
“Çdo trajner në çfarëdo institucioni të madh ndërkombëtar, si Manchester Unitedi, ka një rol të madh dhe përgjegjësi që t’i dërgojë mesazhet e duhura në publik. Nuk duhet të shmangësh çdo konflikt, por duhet të mbash një qëndrim i cili i përshtatet traditës së institucionit ku po punon”, ka thënë Phelan.
“Këtë gjë mund ta bësh duke e mbajtur një qëndrim të përshtatshëm dhe të vazhdon ta bësh punën tënde. Por, ai [Mourinho] është një karakter plotësisht i ndryshëm dhe ai e shpreh veten në një mënyrë plotësisht të ndryshme”.
“Ai ka mundësi t’i thotë gjërat dhe ka mundësi t’i mbajë ato për vete. Ai e zgjedh njërën mënyrë dhe për shkak të kësaj, ka gjithmonë pasoja për shkak të asaj që tregon”.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...