Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka lavdëruar mesfushorin në pronësi të Interit, Joao Mario, dhe është përgjigjur “pse jo”, kur u pyet për një lëvizje të tij në Old Trafford.
Mesfushori portugez është në huazim të thjeshtë në West Ham United, por nuk ka asnjë klauzolë blerjeje në marrëveshjen e tij.
Nuk është ende e qartë nëse anglezët do të nënshkruajnë me atë plotësisht, por Joao Mario pëlqehet shumë nga Mourinho, i cili ka folur fjalë të mira për të.
“Dua që ai të qëndrojë në Angli, do të ishte më mirë për të”, ka thënë fillimisht Mourinho për mediumin portugez Record.
“Ai ka filluar një proces të mirë dhe do të ishte mirë për ta përfunduar atë. Është një proces përmes të cilit ai mund të vendosë veten në futbollin anglez”.
“Qëndrimi në Ligën Premier do të ishte mirë për rritjen e tij”.
“Joao Mario në United? Pse jo! West Ham është një klub historik, i rëndësishëm që dëshiron të rritet. Joao duhej të përshtatet”.
“Ai është dikush që mendon dhe vepron shpejt, ai po rikuperon intensitetin dhe agresivitetin, më pëlqen më shumë në çdo ndeshje”, përfundoi portugezi./Telegrafi/
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...