Jose Mourinho nuk i ka rezistuar talljeve ndaj Arsenalit pas nënshkrimit me superyllin Alexis Sanchez duke sugjeruar që sulmuesi u largua nga një “klub fantastik” për një “klub gjigant”.
Pas shumë muajve spekulime rreth të ardhmes së tij, janari i këtij viti i dha fund thashethemeve rreth ish yllit të Barcelonës që iu bashkua Manchester United duke u shkëmbyer me mesfushorin Henrikh Mkhitayaryan që kaloi te klubi nga Londra Veriore, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj që ishte një marrëveshje fantastike dhe ishte fantastike për të gjithë”, u ka thënë Mourinho gazetarëve në konferencën e sotme (e enjte) për shtyp.
“United mori një marrëveshje fantastike, Arsenali mori gjithashtu një marrëveshje fantastike. Unë humba një lojtar fantastik, Arsene Wenger humbi një lojtar fantastik. Unë sigurova një lojtar fantastik, ashtu edhe Wenger”
“Sanchez kaloi nga një klub fantastik në një klub gjigant. Ishte një marrëveshje e mrekullueshme për të gjithë”
Trajneri ka konfirmuar se Sanchez është pjesë e skuadrës së United për ndeshjen e mbrëmjes së premtes kundër Yeovilit./arbersh.info/
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos