Canelo Álvarez dhe Caleb Plant nuk mund të prisnin dot deri në 6 nëntor për të kaluar nga fjalët te veprat.
Kampionët e peshave super të mesme shkëmbyen goditje në konferencën e tyre të shtypit të martën për të promovuar ndeshjen e tyre të ardhshme për unifikimin e titullit, dhe goditjet e lanë Plant me një çarje nën syrin e tij të djathtë.
Boksierët u përleshën pasi shkëmbyen ofendime verbale gjatë përballjes ceremoniale para fillimit të konferencës për shtyp në kopshtin e Beverly Hilton. Me sa duket në përgjigje të një komenti nga Plant për nënën e Alvarez, superylli meksikan e shtyu Plant prapa, me një goditje me dy të duart. “Mund të më thuash çfarë të duash, por jo për nënën time,” tha Alvarez më pas.
Plant bëri përpara dhe lëshoi një të majtë ndaj Alvarez, i cili e shmangu dhe u kundërpërgjigj me dorën e majtë në fytyrën e Plant.
Plant tha se grushti goditi syzet e tij të diellit, të cilat iu futën në faqe dhe shkaktuan prerjen. “Ne thjesht po thoshim gjëra, vetëm shaka normale të rastit, dhe pastaj ai bëri atë që bëri,” tha Plant.
Don’t talk about my mom. pic.twitter.com/f1HQlEfUUE
— Canelo Alvarez (@Canelo) September 21, 2021
Álvarez u tregua më i sinqertë në Twitter kur postoi videon e sherrit: “Mos fol keq për mamanë time”.
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj