Pas barazimit 1-1 ndaj Gjermanisë, autori i golit për Spanjën, Alvaro Morata, theksoi se përballë kishin një kombëtare të madhe.
Duke folur për mediet pas këtij takimi, lojtari i Atletico Madrid shtoi se tashmë duhet të punojnë për një ndeshje shumë të vështirë që do kenë ndaj Japonisë.
“Gjermania është një kombëtare e madhe, por duke filluar nga nesër duhet të mendojmë për Japoninë. Ne duhet të marrim gjërat pozitive nga kjo ndeshje dhe të ecim përpara. A jemi superiorë për sa i përket kontrollit të lojës? Po por na ndoqën njëri pas tjetrit dhe na e vështirësuan punën. A mund ta fitojmë Botërorin? Do të mundohemi të punojmë ashtu siç po bëjmë. Ambienti është i bukur dhe nga nesër do të mendojmë të punojmë sepse kemi një sfidë të vështirë ndaj Japonisë”-deklaroi sulmuesi./SS/
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...
Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosov...
Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet...
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...