Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar e ka vlerësuar largimin e Brazilit nga Kampionati Botëror si “momentin më të keq” të karrierës së tij.
Brazili u mposhtë 2 me 1 në çerekfinale nga Belgjika falë një autogoli nga Fernandinho dhe një nga Kevin de Bruyne para se Renato Augusto t’i ipte shpresë me një gol fituesit të pesëfishtë, transmeton portali arbresh.info.
“Mund të them se ky është momenti më i keq në karrierën time, është e dhimbshme sepse ne e dinim se mund ta kishim fituar, ne e dinim se ishim në gjendje për të shkuar para, për të shkruar historinë, por kjo nuk ndodhi këtë herë”, ka shkruar Neymar në një postim në llogarinë e tij në Instagram.
“Është vështirë për të gjetur dëshirën që të luaj futboll sërish, por jam i sigurt që Zoti do më jap mua fuqi për tu përballur me çdo sfidë, për këtë unë nuk do të ndalem kurrë duke falënderuar Zotin, madje edhe në disfatë. E di që rrugëtimi juaj është më i mirë se i imi”
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, jam krenar për të gjithë në këtë. Ëndrra ka përfunduar për tani, por do të mbetet ende e gjallë në kokat tona dhe në zemrat tona”
Neymar krijoi shtatë shanse në disfatën kundër Belgjikës duke u bërë lojtari dytë që e ka bërë një gjë të tillë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” pas Mesut Ozilit për Gjermaninë kundër Koresë Jugore./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/Bk7wcJWA0VJ/
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...