Një video e re nga seanca e fundit stërvitore e Chelseas para finales së Evropa Ligës shfaq mbrojtësin David Luiz duke goditur me bërryl bashkëlojtarin Gonzalo Higuain.
Maurizio Sarri u largua nga fusha gjatë seancës në stadiumin olimpik Baku pasi Luiz dhe Higuaini u përfshinë në këtë zënkë, transmeton portali arbresh.info.
Sarri hodhi kapelën e tij në dysheme para se ta godas atë sërish derisa po largohej nga fusha drejtë tunelit.
Por, klubi ka konfirmuar më vonë se konfrontimi mes Luizit dhe Higuainit nuk ka qenë arsye prapa këtij reagimi të ashpër nga trajneri.
“Frustrimi i Maurizios i shfaqur në fund të stërvitjeve nuk kishte lidhje me ndonjë nga lojtarët e tij, por ndodhi për shkak se nuk kanë qenë në gjendje për të praktikuar lojë në 15 minutat e fundit të seancës së gjatë stërvitore që qëndroi e hapur për media”, ka thënë një zëdhënës i Chelseas.
Më poshtë mund të shikoni momentin e përplasjes mes Luizit dhe Higuainit nga një kënd i ri dhe më i qartë./arbresh.info/
https://twitter.com/OptusSport/status/1133502659506212864
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje