Sensacioni i Liverpoolit, Mohamed Salah nuk do t’i bashkohet Barcelonës derisa Lionel Messi vazhdon të udhëheq gjithçka në Camp Nou.
Salah është përfolur për transferim te Barcelona gjatë ditëve të fundit pasi gjiganti katalunas supozohet se është duke kërkuar për të arritur një marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi egjiptian shënoi 44 gola brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon brenda të cilit “Redsat” siguruan kualifikimin në top katërshe dhe arritën në finale të Ligës së kampionëve.
Interesimi i Barcelonës në yllin e Liverpoolit duket se vjen si pasojë e vendimit të sulmuesit Antoine Griezmann për të mos finalizuar transferimin në Camp Nou. Dhe, sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Salah nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpooli për transferim te Barcelona.
E prapa vendimit të tij qëndron sulmuesi Lionel Messi.
Reprezentuesi argjentinas ka shumë ndikim në Camp Nou për shkak të statusit të tij si lojtari kryesor i klubit./arbresh.info/
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...