Mohamed Salah ka komentuar rreth transferimit të ish-bashkëlojtarit të tij në Barcelonë në fillim të kësaj jave.
Coutinho iu bashkua gjigantit katalan për 160 milionë euro dhe nënshkroi kontratë me kohëzgjatje deri në vitin 2023.
Pasi shënoi 12 gola dhe dhuroi tetë asiste në 20 ndeshje në të gjitha garat për “Të kuqtë” këtë sezon, ish-lojtari i Espanyolit dhe Interit i dha fund qëndrimit të tij pesëvjeçar në “Anfield”.
Dhe Salahit i ka pëlqyer shumë të luante me yllin brazilian edhe pse për një kohë të shkurtër.
Ish-lojtari i Romës iu bashkua skuadrës së Jurgen Klopp në qershor dhe e ka shijuar partneritetin me Coutinhon, të cilit i ka uruar fat në aventurën e re.
“Vërtetë më ka pëlqyer të luaja me ty, edhe pse ishte për një kohë të shkurtër. Të uroj të gjitha të mira në aventurën e re”, ka shkruar Salah në Twitter.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...