Sulmuesi në formë i Liverpoolit, Mohamed Salah është vlerësuar si “njëri nga lojtarët më të mirë në botë” nga trajneri i Egjiptit – Hector Cuper.
25-vjeçari vazhdoi me formë impresive duke realizuar golin e epërsisë për Egjiptin në disfatën e tyre befasuese me rezultat 2 me 1 nga kampionati evropian Portugalia mbrëmjen e së premtes, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj që padyshim Salah është njëri nga lojtarët tanë më të mirë”, ka thënë fillimisht Cuper. “Unë e them gjithmonë që pas një lojtari të mrekullueshëm këtu është një skuadër e mrekullueshme”

“Nuk e di nëse ne jemi një skuadër e mirë por ne mbuluam atë që Salah na dhuron, ne do të përpiqemi për të dhënë aq siguri aq sa mundemi si një skuadër dhe deri tani ne kemi qenë në gjendje për të arritur disa gjëra”
“Mendoj që Salah është njëri nga lojtarët më të mirë në botë tani dhe unë nuk e di nëse ai mund të jetë më i miri në botë, por ajo që është duke bërë ai tani është vërtetë e rëndësishme”
Salah ka shënuar pesë gola në dy ndeshjet e tij të fundit, katër nga to i realizoi në fitoren kundër Watfordit para pushimeve ndërkombëtare./arbresh.info/
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë